Liam Hemsworth konfirmon romancën me Gabriella Brooks në një ngjarje bamirësie në Sidnej

Bota e Yjeve

Liam Hemsworth konfirmon romancën me Gabriella Brooks në një ngjarje bamirësie në Sidnej

Më: 13 qershor 2021 Në ora: 00:07
Liam Hemsworth

Liam Hemsworth e bëri zyrtare lidhjen në Instagram me të dashurën modele Gabriella Brooks të premten në mbrëmje.

Pas disa muajsh spekulime, aktori 31-vjeçar konfirmoi romancën e tij me bionden e mrekullueshme, 24 vjeç, ndërsa postoi foto të çiftit në një gala bamirësie në Sidnej, Australi, shkruan Daily Mail.

Të dy u panë së pari së bashku në dhjetor 2019 dhe që prej asaj kohe janë parë në shumë dalje.

Image

Liam i cili nuk është shumë aktiv në mediat sociale – ndau dy foto në rrjetën e tij nga Darka e Artë, të dyja përfshinin dashurinë e tij dhe zonjës së tij.

Dhe foto të tjera zyrtare të ngjarjeve tregojnë se dyshja duket komode në tapetin e kuq dhe në tryezën e tyre.

Image

Për këtë ngjarje, Liam doli me një kostum të plotë të zi dhe Gabriella kishte veshur një fustan të zi të Dior me detaje të të bukura.

Dyshja për herë të parë u panë së bashku në dimrin e 2019 ku ata filluan drekën me prindërit e Hemsworth.

Image

Dhe që atëherë ata janë parë duke shijuar takime në Malibu në një udhëtim të fundit në Amerikë dhe gjithashtu në dalje të ndryshme atletike në Australi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat