Modelja e famshme zbulon se është në pritje të ëmbël

Bota e Yjeve

Modelja e famshme zbulon se është në pritje të ëmbël

Më: 18 qershor 2021 Në ora: 19:35
Martha Hunt

Martha Hunt është në pritje të ëmbël. Modelja 32 vjeçare dhe partneri i saj, Jason McDonald janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Lajmin e konfirmoi ditën e sotme vetë modelja përmes një postimi në rrjete sociale.

“Zemra plot..barku në rritje…”, shkroi ajo krahas fotove ku shfaqej me barkun e rrumbullakosur. Fansat dhe miqtë e famshëm vërshuan në komente duke i dërguar mesazhe urimi.

Image

Çifti njoftoi fejesën e tyre në fillim të vitit 2020. Ata janë shprehur se janë takuar për herë të parë në një set fotografik në 2015 dhe janë bashkë që prej asaj kohe. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat