Bieta ka zgjedhur ta shijojë kështu fundjavën e nxehtë

Bota e Yjeve

Bieta ka zgjedhur ta shijojë kështu fundjavën e nxehtë

Më: 19 qershor 2021 Në ora: 15:44
Bieta Sulo

Edhe Bieta Sulo e ka kaluar fundjavën pranë detit së bashku me familjen e saj. Në këtë udhëtim nuk kanë munguar as prindërit e Albanit dhe të saj, duke zgjedhue kështu një fundjavë të dedikuar totalisht njerëzve më të dashur dhe më të afërt.

“Po ndonje dite pushimi me mamate a e ke menduar per kete vere? Me gjysherit qe kujdesen gjithe vitin per niperit dhe mbesat e tyre e qe aq shume i duan… kaluan ditet e veshtira te izolimit, koha per ta per te dale e shijuar… e them sa here, Kroi eshte me shume fat qe jo vetem i ka njohur, por edhe shijuar kohen me te 4-t gjysherit (ps. une vet kam patur vetem gjyshet, jo gjysherit)”, ka shkruar ajo.

Në fotot e publikuara duket se grupet janë ndarë e kanë nisur të shijojnë detin së bashku me më të voglin e familjes, Kroin.

Image

Nuk po bëjmë pyetje se më kë kënaqet më shumë Kroi se pamjet flasim vetë. Familjet e mëdha dhe mbledhjet si këto sjellin gjithmonë shumë gëzim dhe argëtim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat