“Nuk e di si kalon mirë Sara me ty”- Nëna e Ledri Vulës nuk ia kursen një përgjigje ndjekëses në Instagram

Bota e Yjeve

“Nuk e di si kalon mirë Sara me ty”- Nëna e Ledri Vulës nuk ia kursen një përgjigje ndjekëses në Instagram

Më: 7 korrik 2021 Në ora: 00:07
Sara

Nëna e Ledri Vulës, Xheraldina, ka treguar më parë se ka një marrëdhënie të shkëlqyer me Sara Hoxhën, të cilën e konsideron “një nuse yll”.

“Sara më pëlqen shumë se është e hapur dhe e ngrohtë me njerëzit, është e afërt. Ka qejf të bëjë muhabet, ka qejf të hamë diçka bashkë, të bëjmë diçka bashkë. Ka një ngrohtësi, që ti do s’do, të bën ta duash, pikërisht për shkak të ngrohtësisë”,- ka thënë më parë Xheraldina.

Mirëpo ka ende nga ata ndjekës që nuk besojnë se ka një marrëdhënie të mirë mes vjehrrës dhe nuses, prandaj në foton e fundit që Xheraldina kapublikuar në Instagram-in e saj, dikush i shkruan: “Nuk e di si kalon mirë Sara me ty se në pamje të parë dukesh shumë e rreptë”.

Image

Xheraldinës nuk i ka shpëtuar një koment si ky, dhe i është përgjigjur me shumë sportivitet: “Valla e shtir jam bajagi. As vetë nuk e di si po kalon Sara me mua!”.

Nëna e Ledri Vulës, ka folur edhe për momentin e parë që e ka parë “nusen”.

“Sarën e kam takuar në Ulqin. Ledri nuk më ka treguar që do të vinte me Sarën. Ne kishim shkuar atje për takim biznesi. Më tha ‘nëna, shkoni ju, po vij unë më vonë’. Në lokal hyri një vajzë dhe unë thash ‘çfarë vajze e bukur, si sheqer qenka’. Nuk e dija që ishte Ledri mbrapa.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat