“Kim Kardashian? Jo është gruaja ime”

Bota e Yjeve

“Kim Kardashian? Jo është gruaja ime”

Më: 9 korrik 2021 Në ora: 10:19
Fjolla Morina

Këngëtarja e njohur Fjolla Morina është rikthyer pas një kohe të gjatë me postime në rrjete sociale.

Artistja, e cila numëron mijëra ndjekës, ka ndarë disa fotografi të reja me të cilat ka marrë vëmendje të madhe.

Pozat me fustan dhe ndryshimi në pamje kanë bërë që të krahasohet edhe me personazhe të njohura botërore.

Ka qenë së fundmi bashkëshorti i saj, Fisnik Syla, ai i cili ka ndarë një imazh të Morinës duke e krahasuar me yllin e “Keeping Up With the Kardashians”, Kim Kardashian.

“Kim Kardashian? Jo, është gruaja ime”, ka shkruar ai.

Fisniku dhe Fjolla muajve të fundit u komentuan për një krizë në marrëdhënien e tyre, gjë që doli të jetë e pavërtetë.

Të njëjtit u martuan në mars në një ceremoni luksoze në ishujt Maldive.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat