Ju kishte munguar Britney e mbushur me shpresë?

Bota e Yjeve

Ju kishte munguar Britney e mbushur me shpresë?

Më: 23 korrik 2021 Në ora: 14:00
Britney Spears

Britney Spears ka folur hapur së fundmi për përfshirjen e familjes në karrierën e saj. Ajo ka dalë kundër babait të saj, Jamie Spears, teksa ka folur për të ardhmen e karrierës së saj.

“Shikoni, nuk do të performoj në asnjë skenë këto kohë, sepse babai im vendos si do vishem, çfarë do të them, çfarë do bëj apo mendoj. E kam bërë këtë gjë për 13 vitet e fundit. Më mirë të publikoj video nga dhoma ime e ndenjes se sa në skenat në Vegas.

Dhe nuk do të bëj më grim të rëndë. Nuk do të këndoj më në skenë miksimet e këngëve të mia dhe të lutem që të më vendosin këngët e reja në spektaklin tim për fansat e mi… kështu që unë heq dorë”, është shprehet Spears.

Ajo tregon se nuk i ka pëlqyer aspak fakti që motra e saj vendosi një miksim në vend të këngës së saj origjinale gjatë Icon Award në vitin 2017.

 “Nuk më pëlqen që motra ime u shfaq në një spektakël dhe performoi këngët e mia të miskuara! I ashtuquajturi sistem i mbështetjes më ka lënduar thellë. Kjo kujdestari më ka vrarë ëndrrat… kështu që e gjitha çfarë kam është shpresa dhe shpresa është gjëja e vetme në këtë botë që nuk vritet lehtë… edhe pse njerëzit tentojnë ende ta bëjnë”, thotë këngëtarja.

Më në fund, ky është momenti i Britney-t dhe ajo duket sikur po “rilind” edhe njëherë, teksa po merr dalëngadalë kontrollin e jetës së saj.

Në një video në Instagram, Britney shfaqet duke kërcyer dhe tregon për ndjekësit se është

Në një video në Instagram, Britney shfaqet duke kërcyer dhe tregon për ndjekësit se është e mbushur me shpresë, me dashuri dhe me qëllime për të ardhmen, duke shpërndarë pozitivitet me mesazhin e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat