Xhensila dhe Afërdita me të njëjtën veshje!

Bota e Yjeve

Xhensila dhe Afërdita me të njëjtën veshje!

Më: 25 korrik 2021 Në ora: 08:08
Xhensila dhe Afërdita

Vajzat e njohura të ekranit kujdesen në maksimum për pamjen e tyre të jashtme, por shpesh ndodh që të njëjtën veshje ta shohim tek dy personazhe të njëjtë. Duke qenë se janë gjatë gjithë kohës të ekspozuara, ndjekësve të vajzave të njohura nuk ju shpëton kurrë asnjë detaj. Së fundmi, ata kanë vënë re se Xhensila Myrtezaj ka bërë një “xing” në veshje me Afërdita Dreshajn.

Të dyja vajzat kanë veshur të njëjtin fustan me lule shumëngjyrëshe nga i njëjti brand. Duke qenë se si Afërdita po ashtu edhe Xhensila kanë forma trupore për t’u pasur zili, të dyja vajzave ky fustan u rri në mënyrë perfekte në trup.

Afërdita ka zgjedhur këtë veshje për një mbrëmje, ndërsa Xhensila mund ta ketë përzgjedhur për ndonjë projekt ose rast të veçantë.

Kujtojmë se Xhensila vetëm një muaj më parë publikoi një bashkëpunim me Lumi B. Dyshja publikuan duetin e tyre të parë, që mban titullin “Prit Pak” dhe deri më tani ka rezultuar një sukses i vërtetë.

Nga ana tjetër Afërdita Dreshaj nuk ka pasur angazhime profesionale këto kohë, duke qenë se i është dedikuar plotësisht rritjes së djalit të saj, Sky Blu. Ajo u bë nënë për herë të parë në muajin mars të këtij viti dhe nuk është shkëputur për asnjë moment nga vogëlushi i saj.

Image
Insta
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat