Për familjen e Almeda Abazit dje ka qenë një ditë e rëndësishme, motra e saj, Ilda është martuar. Ilda dhe basketbollisti shqiptaro-turk Kenan Sipahi u martuan me një ceremoni madhështore në Pallatin Ciragan Kempinski, Stamboll.
Të ftuar ishin vetëm të afërmit dhe miqtë e tyre më të ngushtë.
Almeda publikoi disa video nga dasma duke uruar çiftin. Ilda u shfaq me një fustan elegant nusërie ndërsa Kenan me kostumin klasik të zi.
Amelda ndërkohë kishte veshur një fustan të zi dhe këmishë të kuqe, e shoqëruar nga Tolgahani, i cili kishte zgjedhur kostum të bardhë.