Intervistë me Serkan Bolat/ “Jam romantik, por jo si mendoni ju”

Bota e Yjeve

Intervistë me Serkan Bolat/ “Jam romantik, por jo si mendoni ju”

Më: 16 gusht 2021 Në ora: 08:56
Kerem Bursin dhe Hande Ercel

Serkan Bolat, kështu mban emrin roli i Kerem Bursin në serialin “Dashuria është në ajër” që transmetohet nga e hëna në të premte në Tv Klan e që ka patur shikueshmëri shumë të lartë. Nëse ende nuk e dinit, Serkan dhe Eda janë çift në serial, por janë çift edhe në jetën reale. Dy aktorët e kanë konfirmuar tashmë lidhjen e tyre dhe në një intervistë të fundit, Kerem tregon se ai nuk dëshironte fillimisht që ata të dilnin publikisht pasi nuk do ta ngatërrojë punën me jetën private.

Aktori zbulon më tepër për veten duke treguar se është romantik, por jo si të gjithë.

Je një nga meshkujt më seksi të Turqisë. A të rrit egon të jesh i pëlqyer nga kaq shumë njerëz?

Serkan: Nëse fokusohesh tek ego, po. Është bukur të pëlqehesh nga të tjerët, por nuk është ky fokusi im për qëllimet e mia. Unë nuk mendoj se jam seksi, sinqerisht. Nuk e shoh veten ashtu, s’ka kuptim për mua.

Ke luajtur shumë role ku personazhi kryesor ka rënë në dashuri, po ti vetë e ke kuptuar si funksionon marrëdhënia mes një çifti?

Serkan: Balanca është e rëndësishme në një marrëdhënie dhe në jetë, këtë kam kuptuar.

E ke gjetur kuptimin e dashurisë?

Serkan: Nuk e di. Le të mos gjendet kuptimi.

Herën e fundit në intervista the se nuk ke dikë në jetën tënde. Më pas dëgjuam për lidhjen tënde me Hande Erçel. Çfarë ndodhi?

Serkan: Ndonjëherë duhet ta lë jetën të marrë vetë drejtimin e duhur.

Ju aktroni bashkë në “Dashuria është në ajër”. Si është të aktrosh krah partneres që ke dhe në jetën reale?

Serkan: Ne të dy punojmë me profesionalizëm. Unë nuk e përfshi jetën private në punë. Për Edën, unë jam Serkani. Në punë nuk ndryshon asgjë.

Je romantik?

Serkan: Jam romantik, por jo siç jemi mësuar të shohim.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat