Fustan ‘i lagur’ ka fiksuar të famshmet dhe ka një mesazh

Bota e Yjeve

Fustan ‘i lagur’ ka fiksuar të famshmet dhe ka një mesazh

Më: 17 gusht 2021 Në ora: 13:30
Kylie Jenner

Ishte Bella Hadid e fundit që në një seri fotografish në Instagram, u shfaq e veshur me një fustan të shkurtër "të lagur", nga Di Petsa, që kushton plot 2,840 dollarë.

Ndërsa veshja e modeles duket e lagur, në të vërtetë ajo u krijua duke përdorur teknikën e stilimit dhe qepjes së firmës së stilistes Dimitra Petsa, e cila e bën rrjetën e thatë dhe të ricikluar të duket e lagur.

"Qëllimi ynë në modë është t'i lejojmë njerëzit të lagen pa turp. Nëse qajmë në publik, duhet ta fshehim. Nëse ushqejmë me gji në publik, duhet ta fshehim. Është kjo censurë dhe ndjenja e turpit që ne synojmë të destigmatizojmë përmes modeleve tona," -tha stilistja për Page Six. "Doja të krijoja vizionin e një gruaje të fuqizuar nga lagështia e saj."

Bella nuk është fansja e vetme e famshme e stilistes; motra e saj Gigi veshi një fustan të ngjashëm për setin fotografik të shtatzënisë shtatorin e kaluar.

Të famshëm të tjerë që kanë veshur fustane “të lagura” janë edhe Megan Fox, FKA Twigs, Chloe Bailey, Kylie Jenner etj.

"Çdo veshje është bërë individualisht për secilin klient dhe për formën e trupit të tij, që do të thotë se asnjë pamje e lagur nuk mund të duket ose të ndihet njësoj” –tha stilistja greke. "Procesi i dizajnimit është shumë intim dhe personal ... ne futim shumë emocion dhe përkushtim në secilën pjesë dhe në procesin krijues."

Fustanet e lagura kërkojnë nga 3 deri në 8 javë për t’u punuar me dorë në atelien e Petsa-s.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat