Billie Eilish tregon se humbi 100 mijë ndjekës pasi postoi këto foto

Bota e Yjeve

Billie Eilish tregon se humbi 100 mijë ndjekës pasi postoi këto foto

Më: 24 shtator 2021 Në ora: 17:54
Billie Eilish

Muajt e fundit stili i Billie Eilish ka ndryshuar shumë, por jo të gjithë fansat e saj e mbështetën këtë ndryshim.

Ylli i popit foli për këtë gjë në kopertinën e Elle në numrin Tetor 2021, duke zbuluar se ajo filloi të humbte shumë ndjekës kur filloi të postonte foto me veshje që tregonin më shumë trupin e saj.

"Njerëzit ruajnë kujtimet dhe kanë një lidhje. Por është shumë çnjerëzore," -tha ajo duke iu referuar fansave që presin që ajo të vazhdojë të veshë rroba të gjera si dikur.

Kohët e fundit, 19-vjeçarja ka ndryshuar stilin e saj, duke eksperimentuar me veshje që tregojnë më shumë format, të tilla si korsetë.

"Kam humbur 100,000 ndjekës, vetëm për shkak të gjoksit," tha ajo për Elle. "Njerëzit kanë frikë nga gjoksi i madh."

Fotografitë e këngëtares me korse pasuan setin fotografik për British Vogue në maj, ku Billie u shfaq për herë të parë me një stil ndryshe. Por jo të gjitha veshjet e Eilish kanë një qëllim të caktuar, pasi si të gjithë njerëzit nuk mund të mbajë veshur bluza të gjera me mëngë të gjata në temperatura të larta.

"Një ditë vendosa të vish një bluzë të shkurtër," tha ajo për revistën. “Nuk ishte as provokuese, por unë e di që njerëzit do të thonë, ‘Dreq, ajo vishet seksi dhe përpiqet të tërheqë vëmendje.’ Në fakt, jo! Është 500 gradë dhe unë thjesht dua të vesh një bluzë të shkurtër.”

Veshjet e Eilish nuk janë e vetmja gjë me të cilën ka eksperimentuar së fundmi, pasi ndryshoi edhe ngjyrën e flokëve të gjelbër duke u shndërruar në bionde.

"Unë nuk mund të shkoja askund me ato flokë sepse njihesha qartë", tha ajo, duke shtuar se ndihej "si një njeri tjetër" pasi u bë bionde dhe mund të shmangte njohjen kudo ku shkonte.

Megjithatë, Eilish theksoi se pavarësisht ndryshimit të stilit apo të flokëve, ajo është i njëjti njeri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat