“Isha e lidhur 7 vite me një që luante te Milani”, modelja në Big Brother VIP tregon historinë: E lashë se donte vetëm futboll

Bota e Yjeve

“Isha e lidhur 7 vite me një që luante te Milani”, modelja në Big Brother VIP tregon historinë: E lashë se donte vetëm futboll

Më: 8 tetor 2021 Në ora: 08:14
Beniada Nishani

Beniada Nishani, modelja shqiptare e cila është bërë pjesë e Big Brother VIP, ka treguar një lidhje të gjatë që ka patur disa vite më parë. Modelja, e cila njohët si një tifozë e Juventusit, ka zbuluar se ka qenë e lidhur me një djalosh i cili luante me Milanin.

Jam singëll. Kam qenë e lidhur nga mosha 16 deri 23. Njoha këtë çunin që ishte moshatar me mua, ishte 16 vjeç, ishte futbollist e lozte te Milani.

Image

E lashë unë, isha mërzitur. Sigurisht e kam dashur. E lashë se nuk më donte më, donte vetëm futboll, futboll, futboll.

Mbaroja shkollën unë të shtunën, të dielën ai lozte. Unë shkoja në Sondrio, në Bergamo, në Milano për ta parë si luante”, tregoi Beniada.

Ndryshe, BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 31 dhe 32 në listen e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat