Florence Pugh shfaq barkun me një kostum të hapur të bardhë, teksa merr pjesë në drekën e “AFI Awards”

Bota e Yjeve

Florence Pugh shfaq barkun me një kostum të hapur të bardhë, teksa merr pjesë në drekën e “AFI Awards”

Më: 14 janar 2024 Në ora: 16:30
Florence Pugh

Florence Pugh mahniti me një kostum pantallonash të hapur të bardhë, në drekën e çmimeve “AFI Awards”, në Los Angeles të premten.

Aktorja angleze, 28 vjeçe, veshi xhaketën e kostumit të zbërthyer për të treguar barkun e saj.

Flokët bionde të Florences ishin stiluar me xhel dhe të krehura nga fytyra e saj, duke tërhequr vëmendjen te vetullat e saj natyrale dhe unaza e hundës.

Image
Florence Pugh

Pantallonat e aktores së “Oppenheimer” ishin me bel të lartë dhe këmbë të drejta, dhe ajo mbante një çantë argjendi.

Brenda eventit, Florences iu bashkua Ayo Edebiri, e cila fitoi një “Glob të Artë” për punën e saj në komedinë-dramë “The Bear”, dhe regjisores së “Barbie”, Greta Gerwig.

Image
Florence Pugh

Ayo, gjithashtu kishte veshur një kostum të bardhë, por veshja e saj ishte pak më e ndritshme dhe xhaketa e saj ishte pa mëngë me një dekolte V të thellë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat