Christina Aguilera duket tejet simpatike me një xhaketë lëkure dhe xhinse, teksa del për një darkë në Los Angeles

Bota e Yjeve

Christina Aguilera duket tejet simpatike me një xhaketë lëkure dhe xhinse, teksa del për një darkë në Los Angeles

Më: 14 janar 2024 Në ora: 16:33
Christina Aguilera

Christina Aguilera doli me një dukje “casual” me një xhaketë lëkure dhe xhinse, ndërsa doli për një darkë në Los Angeles të shtunën.

Këngëtarja e “Genie in a Bottle” shkëlqeu me xhinset “bootleg” të stolisur me kryqe dhe një xhaketë lëkure të zezë “YSL”, ndërsa shijonte një mbrëmje në Catch Steak.

Christina, dukej elegante, teksa e kombinonte veshjen me çizme lëkure të zeza me majë dhe një çantë dore të zezë “Prada”, shkruan DailyMail.

Image
Christina Aguilera

Ajo e përfundoi pamjen duke i kapur flokët e saj bionde në bisht, dhe vendosi një gjerdan të thjeshtë argjendi.

Pamja e saj erdhi vetëm dy ditë pasi ajo tregoi anën e saj të zjarrtë teksa promovonte lubrifikantin personal nga kompania e saj “Playground” në Instagram.

Image
Christina Aguilera

Këngëtarja veshi një fustan të zi të mëndafshtë pa rripa, me një dekolte të thellë dhe mëngë të tejdukshme dhe mbajti lart një shishe me vaj intimiteti “Mood Maker” nga “Playground”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat