Dafina Zeqiri shkëlqen në fotografitë e fundit

Bota e Yjeve

Dafina Zeqiri shkëlqen në fotografitë e fundit

Më: 20 janar 2024 Në ora: 15:00
Dafina Zeqiri

E njohur për stilin e saj unik dhe prezencën e fuqishme në skenën muzikore, Dafina Zeqiri ka tërhequr vëmendjen e fansave me një seri fotografish të reja të publikuara në rrjetet sociale.

Këngëtarja ka shkëputur pak nga rutina e saj e përditshme për të shijuar bukuritë e dimrit, në një ambient të mbuluar me borë.

Në imazhet që janë bërë shpejt virale, Dafina duket mahnitëse në një kombinim të veshjeve të zeza, theksojnë elegancën dhe stilin e saj të veçantë.

Image
Dafina Zeqiri

Pantallonat e lëkurës së zeza, të cilat janë zgjedhje klasike dhe në trend, kombinohen në mënyrën më tërheqëse me bluzën nga po e njëjta ngjyrë.

E gjitha kjo veshje është kurorëzuar me një pallto dimërore të zbukuruar me fije, e cila jo vetëm që shton një shtresë shtesë të ngrohtësisë, por edhe rrit elegancën e dukjes së saj.

Image
Dafina Zeqiri

Fotografitë janë bërë më të veçanta me praninë e një qeni të bardhë, i cili bashkë me një veturë të bardhë të parkuar në sfond, shtojnë ndjesinë e harmonisë dhe paqes së peisazhit dimëror.

Në mbishkrimin e fotografive, Dafina ka shkruar: “Swipe deri në fund”, duke e shfaqur në fund një pjesë të një kënge që akoma nuk është publikuar, dhe pritet të jetë pjesë e albumit të saj.

“The Absolute” është albumi i Dafinës, i cili do të publikohet pas vetëm gjashtë ditësh, dhe mezi po pritet nga fansat e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat