“Janë Ora-t këtu”, Rita me nënën dhe motrën e saj marrin gjithë vëmendjen në Javën e Modës në Paris

Bota e Yjeve

“Janë Ora-t këtu”, Rita me nënën dhe motrën e saj marrin gjithë vëmendjen në Javën e Modës në Paris

Më: 20 janar 2024 Në ora: 17:49
Rita, Vera dhe Elena

Rita Ora, këngëtarja 33-vjeçare, shkëlqeu me paraqitjen ndërsa mbërriti në shfaqjen e shumëpritur të “Dior Homme” për koleksionin vjeshtë-dimër 2024 në Javën e Modës në Paris.

Këngëtarja shqiptare me renome ndërkombëtare kishte veshur një triko të bardhë, të cilin e kombinoi me një palë pantallona të zeza të hirta të kostumit.

Rita kishte dy krahë të trikos të lidhura rreth gjoksit dhe shtoi një xhaketë blu me vija të imëta blu në motin e ftohtë, shkruan DailyMail.

Interpretuesja e hitit “Anywhere” – që është një e rregullt në eventet e markës “Dior” – gjithashtu mbante syze dielli dhe përfundoi veshjen e saj me një palë vathë rrethorë ngjyrë krem.

Ajo u pa në kryeqytetin francez me nënën e saj, Vera, e cila shfaqi pamjen e saj rinore.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by RITA ORA (@ritaora)

Doktoresha e NHS (Shërbimi i Shëndetit Kombëtar në MB), Vera, veshi një kostum të zi elegant ndërsa doli me vajzën e saj popstare.

Bashkë me to, ishte edhe vajza e madhe e familjes, Elena Ora, e cila shërben si menaxhere e Ritës.

Këngëtarja shqiptare shfrytëzoi rastin për të publikuar në rrjetin social disa fotografi bashkë me nënën dhe motrën e saj.

“Java e Modës në Paris! Ora-t janë këtu Sa shfaqje e parë e bukur nga më i dashur ime Kim Jones / Dior. Fjalët nuk mund të shprehin sa e pabesueshme ishte! Mendoj se më pëlqen kjo jetë e vogël”, shkroi Rita në mbishkrimi ne fotografive.

Image
Rita dhe Vera

Rita Ora ishte ndër yjet e shumtë që morën pjesë në shfaqjen e “Dior PFW” të premten. Kate Moss, e cila këtë javë festoi ditëlindjen e saj të 50-të, pozoi për fotografitë e veshur me një bluzë të kaltër të lehtë, të mbuluar me tuba pak më të errët blu.

Supermodelja mbante flokët e saj të verdhë në valë të lira dhe kombinoi pamjen me një palë pantallona të errëta. Lewis Hamilton ishte gjithashtu prezent.

Image
Rita Ora

Kjo paraqitje e Ritës vjen pasi ajo njoftoi se po sillte një bashkëpunim me artistin Keith Urba, duke ripërpunuar këngën “Shape Of Me”, e cila është një dedikim për gratë, dhe në veçanti nënën e saj, Vera.

Rita, doli për një drekë me nënën e saj Vera, në qendër dhe motrën e saj Elena, djathtas, më herët gjatë ditës.

Image
Rita Ora

Të trija u panë duke ecur krah për krah ndërsa shkonin drejt restorantit në Paris. Kënga e ardhshme e Ritës – e cila është një bashkëpunim me Keith Urban – pritet të publikohet më 26 janar.

Këngëtarja e lindur në Prishtinë shpjegoi se ka dashur të shkruajë një këngë për Verën prej kohësh dhe tani ndihet sikur në fund “ishte në gjendje ta bënte këtë”.

Image
Rita Ora
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat