“Fshatarja” – Luana Vjollca shkëlqen me paraqitjen e thjeshtë në pozat e reja

Bota e Yjeve

“Fshatarja” – Luana Vjollca shkëlqen me paraqitjen e thjeshtë në pozat e reja

Më: 22 janar 2024 Në ora: 06:59
Luana Vjollca

Moderatorja e njohur dhe e dashur për publikun shqiptar, Luana Vjollca, ka surprizuar ndjekësit e saj me një set fotografish në një ambient periferik, ku duket më simpatike se kurrë.

Në imazhet e fundit të ndara në rrjetet sociale, Luana tregon se nuk ka nevojë për sfond glamuroz për të shkëlqyer.

Veshur me një ansambël dy pjesësh të zi që thekson linjat e saj, Luana ka arritur të tërheqë vëmendjen e të gjithëve.

Image
Luana Vjollca

Kostumi i zi jo vetëm që shfaq barkun e saj në formë, por edhe tregon këmbët seksi që prej kohësh bëjnë pjesë në imazhin e saj ikonik.

Gjithashtu, ajo shfaqet duke mbajtur në dorë një mace të zezë, e cila duket po aq në harmoni me ambientin si vetë moderatorja.

Image
Luana Vjollca

Në këto fotografi, Luana ka vendosur të ndryshojë stilin e zakonshëm të flokëve, duke i treguar të shkurtra, një veçori që e bën të duket freskët dhe moderne.

Ajo që ka mahnitur ndjekësit ishte zgjedhja e një palë çizme pune që i dhanë një prekje unike dukjes.

I gjithë kombinimi u përmbyll me përshkrimin “Fshatarja”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat