Irina Shayk shoqërohet me Lewis Hamilton në Paris, më pak se një javë pas takimit me Tom Brady

Bota e Yjeve

Irina Shayk shoqërohet me Lewis Hamilton në Paris, më pak se një javë pas takimit me Tom Brady

Më: 23 janar 2024 Në ora: 06:59
Irina Shayk dhe Lewis Hamilton

Irina Shayk u fotografua nën shoqërinë e Lewis Hamilton të premten mbrëma në Paris, katër ditë pasi kishte një takim me Tom Brady në New York.

Modelja, 38 vjeçare, dhe shoferi britanik i garave, 39 vjeç, u panë në fotot e siguruara nga Page Six duke u futur së bashku në një automjet.

Pasi mbërritën në destinacionin e tyre, Shayk dhe Hamiton zbritën nga makina veçmas.

Image
Lewis Hamilton

Ylli i Formula 1 ishte veshur me një xhaketë të bardhë leshi, një palë pantallona ngjyrë kafe me këmbë të gjera dhe atlete të ngjashme.

Ndërkohë, Shayk ishte veshur krejtësisht në të zeza me një pallto lëkure të madhe, një bluzë me prerje dhe një fund me geta.

Image
Irina Shayk

Dyshja nuk treguan asnjë shenjë romantike gjatë takimit të tyre të darkës, megjithatë, ata “ishin padyshim komod”.

Dalja e modeles vjen pak ditë pasi ajo u pa e shoqëruar nga Tom Brady.

Image
Tom Brady.

Brady dhe bukuroshja ruse janë parë së bashku në disa raste pasi për herë të parë ndezën thashethemet për romancë verën e kaluar – duke përfshirë gjatë Art Basel Miami muajin e kaluar dhe një shëtitje 48-orëshe në Londër në gusht 2023.

Shayk ndan vajzën Lea De Seine, 6 vjeçe me ish-partnerin Bradley Cooper, ndërsa ish-mbrojtësi i ‘Tampa Bay Buccaneers’ ndan djalin Benjamin, 14 vjeç dhe vajzën Vivian, 11, me ish-gruan Gisele Bundchen.

Brady është gjithashtu baba i djalit Jack, 16 vjeç, me ish-partneren Bridget Moynahan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat