Dua Lipa shkëlqen me flokë të kuqe në premierën e filmit “Argylle”, në Londër

Bota e Yjeve

Dua Lipa shkëlqen me flokë të kuqe në premierën e filmit “Argylle”, në Londër

Më: 25 janar 2024 Në ora: 08:59
Dua Lipa në premierën e filmit “Argylle” 

Dua Lipa bëri për vete të gjithë vëmendjen me paraqitjen e saj në premierën e filmit “Argylle” në kinemanë Odeon Luxe në Leicester Square të Londrës.

Këngëtarja 28-vjeçare, e cila interpreton hitin “Levitating”, shkëlqeu në një fustan të kuq të shkurtër të zbukuruar me xixa, pasqyruar edhe në flokët e saj të lyer në një ngjyrë të errët të kuqe për këtë event.

Dua vijoi me stilin e saj duke shtuar në pamjen e saj një varëse të verdhë dhe një makijazh të lehtë, duke ekspozuar tatuazhet e saj të shumta në krahë, shkruan DailyMail.

Image
Dua Lipa në premierën e filmit “Argylle” 

Në event ishin të pranishëm edhe yje të tjerë të shquar si Claudia Schiffer, e cila tërhoqi vëmendjen me një fustan të verdhë me print diamanti dhe një çantë të verdhë me një mace brenda, duke iu referuar markës së filmit.

Ndërkohë, Maura Higgins befasoi të pranishmit me një fustan krijues me print fluture.

Image
Dua Lipa në premierën e filmit “Argylle” 

Dua Lipa shfaqi një energji të mirë ndërsa pozonte me fansat që kishin dalë për ta shikuar në premierë.

Filmi “Argylle” pritet të jetë një epope e re në zhanrin e agjentëve sekretë, me një aventurë që zhvillohet në të gjithë globin.

“Argylle” pritet të dalë në kinema më 2 shkurt 2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat