Zogj të dashuruar, Dua Lipa dhe Callum Turner shkëmbejnë puthje në rrugët e Los Anxhelesit

Bota e Yjeve

Zogj të dashuruar, Dua Lipa dhe Callum Turner shkëmbejnë puthje në rrugët e Los Anxhelesit

Më: 31 janar 2024 Në ora: 12:29
Dua Lipa dhe Callum Turner

Dua Lipa dhe Callum Turner nuk rrinin dot larg njëri-tjetrit teksa shëtisnin në Los Anxheles.

Këngëtarja e hitit “One Kiss” dhe aktori britanik u panë ditën e martë duke u puthur, përqafuar dhe buzëqeshur ndërsa morën kafe dhe bënë disa blerje.

Çifti dukej shumë i lumtur  dhe po shijon fazat e para të lidhjes së tij. Si një kavalier i vërtetë, Callum kishte hedhur krahun mbi shpatullat e Duas dhe mbante çantat e saj.

Image
Dua Lipa dhe Callum Turner

Kjo është hera e dytë që Dua dhe Callum dalin së bashku në publik. Në fillim ata u panë në një restorant të famshëm me kuzhinë aziatike ku bënë publike lidhjen e tyre.

Historia e tyre ka habitur fansat dhe njëkohësisht ka shkaktuar një zhurmë të madhe. Kjo ngjarje e fundit duket se vetëm përforcon pozitën e tyre si një ndër çiftet më të përfolur të showbiz-it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat