Heidi Klum shfaqet me një fustan provokues, teksa bashkohet me yjet para festës së çmimeve “Grammy”

Bota e Yjeve

Heidi Klum shfaqet me një fustan provokues, teksa bashkohet me yjet para festës së çmimeve “Grammy”

Më: 3 shkurt 2024 Në ora: 07:46
Heidi Klum

Heidi Klum u shfaq elegante dhe joshëse, teksa iu bashkua superyjeve të muzikës në festën e Warner Music Group në Los Angeles të enjten mbrëma.

Supermodelja gjermane, 50 vjeçe, doli në tapetin e kuq me një fustan me një prerje diagonale të gjoksit që ekspozonte dekoltenë e saj.

Fustani i ngushtë përqafoi belin e vogël të Heidit dhe tregoi këmbët e saj seksi, shkruan DailyMail.

Image
Heidi Klum

Ajo shëtiti në vendin e festës me taka të larta me rripa në kyçin e këmbës.

Nëna e katër fëmijëve ka veshur geta të zeza gjysmë të tejdukshme dhe është pajisur me bizhuteri ari me shkëlqim.

Image
Heidi Klum

Flokët e saj bionde i binin në shpinë dhe gjoks në valë të lirshme.

Asaj iu bashkuan në eventin vjetor Cher, Sofia Richie, Charlie XCX dhe Bebe Rexha.

Image
Heidi Klum
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat