Xhensila Myrtezaj vjen atraktive në fotografitë e reja, ndërsa shfaq të brendshmet dhe barkun e sheshtë

Bota e Yjeve

Xhensila Myrtezaj vjen atraktive në fotografitë e reja, ndërsa shfaq të brendshmet dhe barkun e sheshtë

Më: 12 mars 2024 Në ora: 21:31
Xhensila Myrtezaj

Këngëtarja shqiptare Xhensila Myrtezaj ka mahnitur ndjekësit e saj në Instagram me një seri fotografish ku shfaqet më atraktive se kurrë.

Interpretuesja e këngës “Engjulli im”, së fundmi ka treguar se është po aq e përkushtuar në ruajtjen e formës së saj fizike sa është dhe në karrierën e saj muzikore.

Në fotografitë e ndara me ndjekësit, ajo vë në pah linjat e saj perfekte dhe barkun e sheshtë, duke dëshmuar se përkushtimi dhe orët e djersitura në palestër japin frytet e tyre.

Image
Xhensila Myrtezaj

Pamja e saj sportive dhe në të njëjtën kohë elegante ka marrë komplimente pa fund nga fansat dhe ndjekësit e saj, të cilët nuk kanë ngurruar të shprehin adhurimin dhe mbështetjen për këngëtaren.

Këto postime të saj vijnë në një kohë kur në tabloide dhe rrjete sociale kanë qarkulluar thashetheme për një ndarje të mundshme nga bashkëshorti i saj, aktori dhe humoristi i njohur Bes Kallaku.

Image
Xhensila Myrtezaj

Megjithëse dyshimet e ndarjes kanë qenë biseda kryesore në media, Xhensila ka zgjedhur të fokusohet në karrierën e saj dhe të shfaqë një imazh të fortë dhe të pavarur, duke mos iu përgjigjur direkt spekulimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat