Blac Chyna: Jam single dhe e lumtur

Bota e Yjeve

Blac Chyna: Jam single dhe e lumtur

Më: 3 korrik 2017 Në ora: 12:30
Blac Chyna

Duket se lidhja mes Rob Kardashian dhe Blac Chyna më në fund ka përfunduar.

Ishte vetë modelja e njohur Chyna që shuajti gjithë kurreshtjen e fansave lidhur me statusin e saj.

“Single. Jam e lumtur”, ka shkruar ajo me shkronja të mëdha në llogarinë e saj në Instagram.

Kjo ndarje e çiftit vjen pas disa ndarjeve e rikthimeve.

Në muajin dhjetor të vitit 2016, ata ishin ndarë pasi llogaria e Blac Chyna në Instagram ishte hakuar dhe prej saj ishin dërguar mesazhe të ndryshme, jo të hijshme ishin dërguar në llogarinë e Kardashian.

 

Happy Fathers Day @robKardashian ????

A post shared by Blac Chyna (@blacchyna) on

Ishte më pas Rob ai që u bë lajm në rrjetet sociale kur shfaqte hapur se sa i thyer ndihej pas kësaj ndarje, e aq më shumë prej faktit se e dashura e tij ishte larguar bashkë me foshnjen e tyre.

Jo shumë kohë më pas, të dy u bashkuan sërish, para Krishtlindjeve për tu ndarë më pas në muajin shkurt sërish.

Por pavarësisht dramës në lidhjen e tyre të dashurisë, 30 vjeçari Rob dhe 29 vjeçarja Chyna duket se janë prindër të shkëlqyer për vajzën e tyre tashmë tetë muajshe, Dream Kardashian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat