Ajo u divorcua me burrin e saj Romain Zago në Miami, javën e kaluar, pas martesës së saj katër-vjeçare.
Por, Joanna Krupa ka dëshmuar se nuk po i bën fare për ndarjen, pasi ka dhuruar një tjetër shfaqje tejet të nxehtë në Malibu të Kalifornisë, shkruan Daily Mail, përcjell Bota sot.
Modelja polake është parë duke xhiruar setin e saj të ri fotografik e veshur me rroba banje ngjyrë të kuqe, të mërkurën.
Ylli 38-vjeçar ka pasur momentin e vet Baywatch-it, derisa shijoi ujin e ngrohtë të plazhit përrallor./BS