Takohet me 150 djem në të njëjtën kohë

Bota e Yjeve

Takohet me 150 djem në të njëjtën kohë

Më: 23 gusht 2018 Në ora: 16:07
Natasha Aponte

Manekinia Natasha Aponte nga Nju Jorku në muajt e fundit me zell dërgoi mesazhe nëpërmjet një aplikacioni për njohje "Tinder", për të organizuar një takim masiv me më shumë se 150 meshkuj, shkruan Guardian.

Secili prej tyre mendonte se ishte i vetmi që po shkonte në takim. Kur 150 prej 200 meshkujve sa u ftuan për takim, erdhën në Sheshin e Bashkimit në Manhatan në orën 18, kuptuan se ky do të ishte thjesht një akt tjetër.

Para së gjithash, ata u mirëpritën nga DJ Nick AM. Burrat u mblodhën shpejt rreth skenës dhe Aponte doli para tyre më vonë.

Rreth skenës u pozicionuan shpejt kameramanët, të cilët ishin caktuar për të dokumentuar të gjithë ngjarjen.

"Dua t’ju tregoj diçka. Ju solla këtu për të pasur takim me mua”, tha Aponte.

Modeli më pas shpjegoi se kishte hequr dorë nga aplikacioni për takime dhe donte që “të dashurit” e saj të konkurronin për vëmendjen e saj.

Ajo së pari diskualifikoi këdo që ishte nën 178 centimetra, pastaj “eliminoi” ata që votuan ose mbështetën presidentin amerikan Donald Trump. "Nëse mendoni të mbështetni Trump dhe të jeni në lidhje me një portorikane, atëherë largohuni menjëherë nga ky vend”, tha Aponte.  

Ata që qëndruan u detyruan të bëjnë ushtrime, ndërkohë që edhe një pjesë e tyre që kishin mjekra të gjata u eliminuan sikurse edhe ata që kishin stomak të madh, këpucë Toms dhe duhanpirësit, por edhe ata që ishin të interesuar vetëm për seks.  

“Të mbijetuarit” është dashur të garojnë, ndërsa ata që kaluan edhe këtë “filtrim” kishin një minutë kohë të tregojnë pse dëshiron Natasha Aponte të takohej me ta.  

Amir Plezants (21) nga Montkler në Nju Xhersi tha për New York Times tha se ishte tërhequr nga gara. Ai konfirmoi se Aponte e kishte ftuar para një muaji dhe i tha se do të takohej me të më 19 gusht dhe se miku i saj DJ atë ditë do të performojë në shesh. Plezants tha se në fund dikush me të vërtetë fitoi dhe siguroi takimin me Aponte, por nuk e di emrin e tij.

New York Times kërkoi sqarime nga DJ, i cili luajti përpara garës për zemrën e Apontinos, por ai tha se nuk mund të fliste, pasi nënshkroi kontratën dhe se duhet të raportojë te Rob Bliss nga kompania e marketingut Rob Bliss Creative.

Kjo kompani u bë e njohur gjerësisht për prodhimin e materialeve video në të cilat Shoshana Roberts eci për dhjetë orë në Nju Jork për të treguar se si gratë janë të ekspozuara ndaj abuzimeve verbale.

Blis tha se të gjithë së shpejti do të dinë se për çfarë bëhet fjalë, ndërsa Natasha Aponte nuk ka bërë asnjë deklaratë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat