Rihanna do të kthehet në javën e modës në New York

Bota e Yjeve

Rihanna do të kthehet në javën e modës në New York

Më: 25 gusht 2018 Në ora: 08:37
Rihanna

Rihanna tashmë ka premtuar një dokumentar në të ardhmen e afërt, por tash ajo ka paralajmëruar rikthimin e saj në modë pas një sezoni në pushim.

Kjo është e vërtetë, 30 vjeçarja do të mbyllë javën e modës në New York me një shfaqje të “Savage” dhe “Fenty’.

Sipas yllit kjo do të jetë një përvojë e pa parë për të, pasi që ajo jo vetëm do të zbulojë linjën e saj të të brendshmeve, por edhe një numër produktesh tjera.

Po ashtu do të promovohen edhe dyqanet e reja në New York, Mall of America dhe dy lokacione të panjohura, e kur të shfaqen dizajnet e saj në pasarelë, adhuruesit mund t’i blejnë në internet.

Riri do të ndjekë disenjatorin Marc Jacobs dhe linjën e saj mund ta promovojë edhe në Brooklyn më 12 shtator.

“Jam një koleksionuese e të brendshmeve dhe gjysmën nuk i kam bartur fare. Unë thjesht i blej sepse i dua”.

“Dhe gjysmën i bleva kur isha single dhe tash po tentoj të them se më jep shpresë blerja e të brendshmeve. Një ditë mund t’i bart ato, për dikë”, u shpreh Riri kohë më parë për E News.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat