Paris dhe Prince Jackson nderojnë babain në 60 vjetorin e lindjes

Bota e Yjeve

Paris dhe Prince Jackson nderojnë babain në 60 vjetorin e lindjes

Më: 30 gusht 2018 Në ora: 09:11
Paris dhe Prince Jackson

Babai i tyre vdiq tragjikisht pak më shumë se nëntë vjet më parë.

Por të mërkurën, Paris dhe Prince Jackson kaluan në tapetin e kuq në Mandalay Bay Resort në Las Vegas për të nderuar babanë e tyre në atë që do të kishte qenë 60-vjetori i lindjes së tij.

Në eventin në nder të mbretit të Popit ishin Tito Jackson dhe Jackie Jackson, Vanessa Hudgens dhe Gabrielle Union, ndër të tjerë.

Michael Jackson do të kujtohet përgjithmonë si një nga artistët më të mëdhenj të shekullit.

Familja e Mbretit të Popit, miqtë dhe fansat e tij të mëdhenj u bashkuan për një festë për jetën dhe trashëgiminë që Michael la pas.

"Michael Jackson Diamond Celebration" u mbajt në Mandalay Bay ku këngëtari u nderua me çmimin '2018 Elizabeth Taylor AIDS Foundation Legacy Award for Humanitarian Service'.

Dy nga fëmijët e këngëtarit, Paris dhe Prince Michael, pranuan çmimin pas vdekjes në emër të tij.

"Të jesh sot këtu është padyshim një ndjenjë frymëzuese, sepse babai ynë ishte Mbreti i Popit dhe ai bëri kaq shumë,"-tha Prince. Ndërsa Paris shtoi: "Ai bëri aq shumë për industrinë e muzikës, por unë mendoj se ai e vuri theksin dhe rëndësinë në kontributet bamirëse për njerëzimin, saqë me të vërtetë e përdori platformën e tij për të mbështetur."

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat