Udhëtimi i Armina Mevlanit në Paris, blogerja shqiptare e zgjedhura e ‘Givenchy’

Bota e Yjeve

Udhëtimi i Armina Mevlanit në Paris, blogerja shqiptare e zgjedhura e ‘Givenchy’

Më: 27 shtator 2018 Në ora: 22:55
Armina Mevlani

Si një ndër blogeret më të ndjekura në Shqipëri dhe jo vetëm, Armina Mevlani ka arritur disa suksese të njëpasnjëshme. Pak muaj më parë, Armina u përzgjodh ambasadore nga firma e njohur e prodhimit të verave dhe shampanjave në Francë, ‘Moet & Chandon’.

Në rolin e ambasadores, Armina ka udhëtuar në vendet më të bukura të Europës. Më i fundit ishte ai në Mikonos ku blogerja shqiptare ishte prezente në të gjitha eventet e organizuara nga ‘Moet & Chandon’.

Së fundmi nga ‘Instagram’-i i Arminës kemi zbuluar se ajo ka udhëtuar drejt Parisit në eventet e organizuara nga ‘Givenchy’. Blogerja ka treguar përmes fotove se udhëtimi në Paris ishte për të prezantuar linjën e ‘make up’-eve dhe parfumit të ri të ‘Givenchy’.

Më tej ajo ka zbuluar se në festën private të organizuar nga kjo markë e njohur ishin shumë pak njerëz të ftuar, prej të cilëve, Olivia Culpo, blogere shumë e njohur dhe ish-miss Amerika.

Blogerja shqiptare ka realizuar dhe një ‘photoshoot’ gjatë festës së ‘Givenchy’ dhe fotografitë nuk ka ngurruar që t’i ndajë me të gjithë ndjekësit në ‘Instagram’.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat