I zuri vendin Nevina, por ja ku do ta shihni së shpejti Fjoralba Ponarin

Bota e Yjeve

I zuri vendin Nevina, por ja ku do ta shihni së shpejti Fjoralba Ponarin

Më: 28 shtator 2018 Në ora: 09:28
Fjoralba Ponari

Sezoni i ri televiziv, emisionin “Procesi Sportiv” e gjeti me ndryshime, pasi përkrah Edi Manushit nuk do të jetë Fjoralba Ponari por Nevina Shtylla. Kjo e fundit u largua nga emisioni “Jo vetëm modë” në Tv Klan”.

Por tani publiku është bërë kurioz se ç’do të ndodhë me Fjoralbën, ku do ta shohin fansat atë? Kanë qenë të shumtë që kanë pyetur se çfarë do bëjë ajo?

E për këtë arsye Fjoralba ka vendosur që të japë disa detaje. Ajo ka publikuar një video të vjetër gjatë moderimit të saj në ‘The voice kids’, duke lënë të kuptohet se do të jetë një emision që ka lidhje me fëmijët dhe muzikën.

Gjithashtu kur e kanë pyetur se kur do e shohim sërish në ekran, moderatorja është përgjigjur: “Është zyrtare! Javën e fundit të tetorit!”.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat