E dashura e Ronaldos, Georgina publikon video duke ushtruar në shoqërinë e fëmijëve

Bota e Yjeve

E dashura e Ronaldos, Georgina publikon video duke ushtruar në shoqërinë e fëmijëve

Më: 25 tetor 2018 Në ora: 08:22
Georgina Rodriguez

Georgina Rodriguez nuk publikon shpesh imazhe në rrjetet sociale nga jeta e saj e përditshme, mirëpo kësaj radhe e ka bërë një përjashtim.

Ajo ka vendosur të tregojë se si arrin t’i ruajë linjat e përsosura trupore.

Në këtë mënyrë, e dashura e Cristiano Ronaldos e ka publikuar video në Instagram, ku shfaqet duke bërë ushtrime.

Ajo paraqitet e veshur në mënyrë sportive teksa bën ushtrime dhe njëkohësisht vë në plan të parë figurën trupore.

Porse në video ndodhen edhe fëmijët që ajo është duke i rritur me futbollistin e famshëm portugez.

“Lumturia ime, familja ime. Të gjithë energjinë ia dedikojmë babait dhe Juventusit”, ka shkruar Georgina në përshkrim.

Pjesë e videove të publikuara nga ajo janë të vegjlit Mateo Ronaldo dhe Eva Maria Dos Santos. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat