Jenna Dewan mbërrin në Los Anxhelos, pak kohë para festës së Halloween, ajo shkëlqente e veshur në veshje sportive të përditshme.
Ylli i “Step Up”, në prill u nda nga bashkëshorti i saj Channing Tatum pas nëntë vite martesë , Jenna u pa në aeroportin LAX në të njëjtën ditë kur u raportua se do ta bënte zyrtare datën e ndarjes, shkruan Daily Mail.
Jenna ka firmosur dokumentat e divorcit të premten në Los Angjelos, duke u bazuar në dallimet e shumta që dyshja kanë mes vete.
Në dokumentat e shkurorëzimit, Jenna ka kërkuar kujdestarinë e vajzës pesë vjeçare dhe mbështetje financiare në rritjen e vajzës.
Ylli shihej me një këmishë të errët gri, me një xhaketë, një palë atlete të bardha dhe syze dielli të zinj, ndërsa shëtiste nëpër aeroportin LAX, ku dukej tejet në formë.