Rita Ora është bërë sërish vetvetja, pas kostumit si Post Malone disa ditë më parë.
Këngëtarja 27-vjeçare është fotografuar e veshur në të zeza me flokët e saj bjonde pasi doli nga një klub privat të shtunën në Londër të Anglisë.
Një natë më parë, Rita befasoi turmën në KISS Haunted House Party duke u veshur si Post Malone për performancën e saj.
Më pas, Rita ishte prezente në Stricly Come Dancing, versioni britanik i Dancing With The Stars për të kënduar këngën e saj ‘Let You Love Me’.