Jenna Dewan ka promovuar linjën e re të rrobave me kompaninë Danskin.
Aktorja 37-vjeçare ka publikuar fotot e saja të nxehta nga ky eveniment në World of Dance persona.
Ajo tregon vijat trupore seksi që lënë pak për të imagjinuar.
Jenna, e cila është ndarë nga bashkëshorti Channing Tatum në pranverë, shfaqet në skena provokuese.
Dewan është ambasadore e Danskin qysh nga viti 2016 dhe linja e saj e re paraqet hyrje në dizajnin e ri.
Aktorja ka folur edhe rreth të dashurit të saj Steve Kazee, ndërsa ndarja nga Tatum duket se nuk e ka pikëlluar aspak.
“Jam shumë e lumtur”, pohon ajo e pyetur nga US Weekly rreth romancës me të dashurin e ri, me të cilin ishin parë së bashku këtë vikend në galën Baby2Baby në Culver City, Kaliforni.