Donald Trump fut Stormy Daniels në borxhe të mëdha, ylli i pornografisë gjen zgjidhje

Bota e Yjeve

Donald Trump fut Stormy Daniels në borxhe të mëdha, ylli i pornografisë gjen zgjidhje

Më: 14 dhjetor 2018 Në ora: 15:13
Stormy Daniels

Stormy Daniels, striptistja më e famshme në botë ka gjetur një vend tjetër për të nxjerrë të ardhurat që do e ndihmojnë për të paguar borxhin ligjor.

Stafi i klubit të natës “The honchos at Scores Gentlemen’s” thotë se janë në kontakt me striptisten, e cilat pritet të japë performanca që do paguhen shumë.

Stormy është në borxhe të mëdha. Tarifat e avokatit që ishte pranë saj në çështjen me Trump arrijnë në 293 mijë dollarë, ndërsa 1000 dollarë janë për sanksionet pasi padia e saj për shpifje ndaj presidentit u mbyll nga një gjykatës federal.

Tani, ajo pritet të shfaqet në klubin e natës ku hyrja do jetë 30 dollarë dhe 30-40% të përfitimeve do i marrë Stormy. Marrëveshja e propozuar është ende duke u negociuar.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat