Venezuela në kaos: Dy presidentë, incidente dhe 12 të vdekur - Bota Sot
Venezuela në kaos: Dy presidentë, incidente dhe 12 të vdekur

Bota

Venezuela në kaos: Dy presidentë, incidente dhe 12 të vdekur

Më: 24 janar 2019 Në ora: 20:44
Pamje nga Venezuela

Së paku 12 persona janë vrarë nga municionet me ngjyrë gjatë valës së re të protestave antiqeveritare dhe dhunës në Venezuelë, ka njoftuar grupi joqeveritar që po bën monitorimin e protestave.

Përfaqësuesi i Observatorit social, Marko Ponse ia ka treguar emrat agjencisë AP.

Në lagjet e varfëra të Karakasit mbrëmë në natën e tretë radhazi ka pasur plaçkitje dhe përleshje të demonstruesve dhe pjesëtarëve të forcave të sigurisë.

Venezuela është përfshirë në një valë të re dhune pas protestës së djeshme në të cilën është kërkuar largimi i presidentit socialist, Nicolas Maduro.

Gjatë protestës së djeshme, presidenti i Kongresit, Juan Guaido është shpallur si president i përkoheshëm i Venezuelës dhe ka thënë se kjo është mënyra e vetme që të përfundojë diktatura e Maduros.

Presidentin e vetshpallur e kanë pranuar SHBA-ja dhe shumica e shteteve të Amerikës Latinë. Edhe Kosova e ka njohur presidentin e ri.

Rusia, Kina, Turqia, Irani dhe Siria e kanë mbështetur diktatorin aktual, Nicolas Maduro. BE-ja ende nuk ka qëndrim të prerë. 

Image
Image
Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...