Cilat vende kanë dënimin me vdekje për homoseksualët?

Bota

Cilat vende kanë dënimin me vdekje për homoseksualët?

Më: 4 prill 2019 Në ora: 08:18
Foto ilustrim

Shteti aziatik, Brunei po paraqet ligje të reja që e ndalojnë martesën e homoseksualëve, ku do të cilësohet si vepër e dënueshme me vdekje.

Ky shtet i bashkohet Iranit, Arabisë Saudite, Jemenit, Sudanit, Mauritanisë dhe pjesëve të Nigerisë dhe Somalisë, të cilat gjithashtu kanë vendosur dënimin me vdekje për marrëdhëniet e gjinisë së njëjtë, sipas Shoqatës Ndërkombëtare të Lesbikeve, homoseksualëve (të gjinisë mashkullore), Biseksualëve , Trans dhe Interseksualëve (ILGA).

Megjithatë, identifikimi i vendeve që kanë kryer këto ndëshkime është i vështirë, raporton BBC.

Amnesty International thotë se nuk ka pasur raporte për ekzekutime nën ligjet kundër homoseksualitetit në vitet e fundit. Megjithatë, ka pasur njoftime për ekzekutime në Iran dhe Arabinë Saudite.

Nigeria ka dënimin e gjuajtjes me gurë në shtetet veriore me shumicë myslimane – por nuk është kryer asnjëherë.

Masat e reja të paraqitura në Brunei gjithashtu kriminalizojnë seksin midis grave, duke sjellë një dënim prej 40 goditjesh me kamxhik dhe / ose deri në 10 vjet burg.

Aktualisht janë 70 shtete që kriminalizojnë marrëdhëniet e gjinisë së njëjtë, sipas ILGA, ndërsa vende të tjera kanë një formë të kufizimit ligjor, raporton BBC.

Rusia është përfshirë – edhe pse marrëdhëniet e gjinisë së njëjtë janë legalizuar zyrtarisht në vitin 1993. Kjo ndodh sepse “një sërë dispozitash ligjore represive” kanë hyrë në fuqi gjatë dekadës së fundit, sipas ILGA.

Në shumë vende, thyerja e këtyre ligjeve dënohet me dënime të gjata burgimi, gjoba apo edhe ndëshkime trupore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat