Zjarret ”përvëlojnë” Izraelin pas temperaturave 50 gradë Celsius

Bota

Zjarret ”përvëlojnë” Izraelin pas temperaturave 50 gradë Celsius

Më: 24 maj 2019 Në ora: 13:04
Foto ilustrim

Një numër zjarresh shpërthyen sot në zonat qendrore të Izraelit si rezultat i një vale të nxehti që në mesditë mund të arrijë në 50 gradë Celsius.

Sipas zjarrfikësve, rreth 3 000 njerëz u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre, me 45 ndërtesa që ishin në flakë.

Ministria e Jashtme e Izraelit tha se zjarrfikëset nga Qipro ndihmuan në përpjekjet për të shuar flakët.Aeroplanë zjarrfikës nga Qiproja, Greqia, Kroacia dhe Italia pritet gjithashtu të bashkohen me operacionin gjatë ditës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat