Familjarët e varrosën, por ai u kthye - Bota Sot
Familjarët e varrosën, por ai u kthye

Bota

Familjarët e varrosën, por ai u kthye

Më: 19 qershor 2019 Në ora: 09:05
Ilustrim

Një djalë i ri shtangu familjarët e tij kur u shkoi në ceremoninë përkujtimore që po mbahej për të. Incidenti i pazakontë ndodhi në fshatin Santa Tereza, në Amambay të Paraguajit.

20-vjeçari Juan Ramon Alfonso Penayo u rikthye në shtëpi pas disa ditësh që rezultonte i zhdukur dhe familjarët e tij besonin se kishte vdekur.

Policia zbuloi kufomën e një personi të djegur që nuk mund të identifikohej dhe familja e të riut besuan se ishte Penayo.

Teksa bandat e drogës operojnë në këtë zonë, ata i druheshin faktit se 20-vjeçari ishte futur në telashe dhe ishte vrarë.

Kështu, kur policia gjeti një trup të paidentifikuar, u dol në konkluzionin se ishte Penayo. Familja e tij organizoi varrimin dhe i dogji mbetjet.

Por disa ditë më vonë, kur po mbanin një ceremoni përkujtimore për të, 20-vjeçari shtangu të gjithë të pranishmit, kur u pa të vinte normalisht në shtëpi.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...