Irani e kërcënon ShBA-në me shkatërrim të bazave ushtarake - Bota Sot
Irani e kërcënon ShBA-në me shkatërrim të bazave ushtarake

Bota

Irani e kërcënon ShBA-në me shkatërrim të bazave ushtarake

Më: 10 korrik 2019 Në ora: 14:38
Foto ilustrim

Zyrtarët iranianë kanë kërcënuar se do t’i shkatërrojnë bazat ushtarake dhe aeroplanmbajtëset amerikane, nëse Shtetet e Bashkuara, bëjnë, siç thanë ata, ndonjë gabim.

Hossein Nejat, njëri nga komandantët e Gardës Revolucionare të iranit, tha të martën se bazat rajonale të Shteteve të Bashkuara ndodhen brenda rrezes së mundshme të veprimit të raketave iraniane.

Ky kërcënim vjen në kohën e rritjes së tensioneve mes Uashingtonit dhe Tehranit, të cilat janë ngritur edhe më shumë javëve të fundit.

“Bazat amerikane janë brenda rrezes së veprimit të raketave tona. Raketat tona do t’i shkatërrojnë aeroplanmbajtëset e tyre, nëse ata bëjnë ndonjë gabim. Amerikanët janë shumë mirë të vetëdijshëm për pasojat e ballafaqimit ushtarak me Iranin”, tha komandanti Nejat.

Një vit pas tërheqjes së Shteteve të Bashkuara nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015 mes Iranit dhe fuqive botërore, tensionet mes dy shteteve mbesin të larta, sidomos pas sulmit ndaj anijeve që po transportonin naftë në Gjirin Persik, shkruan “Daily Mail”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...