Von der Leyen mbështet përpjekjet e Kroacisë për t’iu bashkuar eurozonës

Bota

Von der Leyen mbështet përpjekjet e Kroacisë për t’iu bashkuar eurozonës

Më: 30 korrik 2019 Në ora: 23:04
Ursula von der Leyen, Andrej Plenkovic

Liderja e re e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, shprehu sot mbështetje për Kroacinë në përpjekjet e saj për t’iu bashkuar eurozonës dhe zonës “Schengen” të lëvizjes së lirë.

“E vlerësoj shumë përpjekjen gjigante të Kroacisë për të hyrë në procesin e aderimit në eurozonë dhe zonën Schengen”, tha Von der Leyen gjatë një takimi në Zagreb me kryeministrin kroat, Andrej Plenkovic.

“Kështu që jam në krahun tuaj”, theksoi politikania gjermane.

Zona Schengen e lëvizjes së lirë përbëhet aktualisht nga 26 shtete evropiane, nga të cilët 22 janë pjesë e BE-së. Vetëm 19 shtete anëtare të BE-së janë pjesë e eurozonës, komuniteti që përdor monedhën unike.

Kroacia ka qenë një anëtar i Bashkimit Evropian që prej vitit 2013.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat