Grabitja e shekullit në Kili, të veshur si punonjës të postës vjedhin 14 milionë dollarë në aeroport

Bota

Grabitja e shekullit në Kili, të veshur si punonjës të postës vjedhin 14 milionë dollarë në aeroport

Më: 11 mars 2020 Në ora: 11:32
Grabitje në Kili

Një grup grabitësish kanë vjedhur 14 milion dollarë dhe 1 milionë euro në aeroportin ndërkombëtar të Santiagos në Kili.

Një burim i tha gazetës kiliane Emol se Banka e Amerikës kishte planifikuar të dërgonte paratë në tre banka lokale.

Policia e Kilit tha se grabitësit e armatosur hynë në depon e terminalit të aeroportit me një automjet që mbante logon e postës DHL.

Ata ishin të maskuar si postierë dhe e përfunduan vjedhjen në vetëm dy minuta.

Sipas autoriteteve kjo një nga grabitjet më të mëdha në historinë e këtij vendi.

Ata kishin kërcënuar rojet dhe ishin larguar nga vendi i ngjarjes me veturën e blinduar me para, shkruan Daily Mail.

olicia tha se të paktën dhjetë persona morën pjesë në këtë grabitje.

Nuk pati të shtëna me armë, por dy roje pësuan lëndime të lehta.

Historitë me grabitje të tilla janë të njohura për Kilin.

Në vitin 2017, një bandë kishte vjedhur 19 milionë dollarë nga zyrat e një kompanie që transporton para në Santiago.

NJë grabitje e madhe ndodhii dhe në vitin 2014, gjithashtu në aeroport ku ishin vjedhur 10 milionë dollarë dhe asokohe konsiderohej si vjedhja e “shekullit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat