Maska dhe syze për t’u mbrojtur nga COVID-19? Eksperti korean kundër OBSH

Bota

Maska dhe syze për t’u mbrojtur nga COVID-19? Eksperti korean kundër OBSH

Më: 31 mars 2020 Në ora: 17:18
Ilustrim

Maskat dhe syzet na mbrojnë të gjithëve kundër COVID-19, ndaj, kryeepidemiologu i Koresë së Jugut nuk bie dakord me rekomandimin fillestar të OBSH dhe të disa vendeve perëndimore se maskat duhen përdorur nga mjeket dhe të sëmuret, ndërsa për të tjerët është e panevojshme!

“Rruga e tretë e infeksionit nga COVID dëshmon se shpërndarja e virusit behet edhe me grimca aerosoli më të vogla se 1 mikron! Këto grimca dalin nga goja edhe gjatë një bisede normale.

Ato shpërndahen shumë më larg se distanca 2 metra e distancimit social dhe është e vërtetuar se mund të qëndrojnë pezull për orë në mjedise të mbyllur.

Meqenëse 20 për qind e të prekurve nuk kane shenja, kuptohet se sa pa sens është mos përdorimi maskat! Madje edhe kur për pak minuta na duhet të psonisim apo të kryejmë shërbime të tjera jashtë vetë izolimit”, thotë ai.

Sipas kryeepidiemiologut korean që citon sot ish ministri i Ushqimit, Edmond Panariti, “jo vetëm maska, por edhe syzet na mbrojnë, sepse çdo gjë tjetër veç lëkurës është portë hyrje, përfshirë edhe konjuktivat e syve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat