Protestuesit në Portland i rezistojnë policisë: Synojnë ndërtesën e gjykatës federale, policia hakmerret me gaz lotsjellës

Bota

Protestuesit në Portland i rezistojnë policisë: Synojnë ndërtesën e gjykatës federale, policia hakmerret me gaz lotsjellës

Më: 25 korrik 2020 Në ora: 14:32
foto nga vendi ngjarjes

Protestuesit ende nuk janë larguar prej zonës përpara ndërtesës së gjykatës federale në Portland, Oregon.

Qytetarët e pakënaqur kanë hedhur mjete piroteknikë në drejtim të gjykatës ndërsa forcat federale të sigurisë janë hakmarrë me gaz lotësjellës, shkruan CNN.

Mijëra njerëz kanë shprehur pakënaqësitë me vendimin e gjykatës federale që të refuzojnë një kërkesë për “kufizimin e veprimtarive të anëtarëve të forcave federale të sigurisë”, të cilët arrestojnë qytetarët e pakënaqur dhe zyrtarë të qeverisë lokale gjatë një proteste kundër administratës së presidentit amerikan, Donald Trump.

Organizata të shumta u bashkuan në protesta, duke përfshirë Shoqatën e Punëtorëve të Shëndetit, por edhe zyrtarë të lartë të qytetit.

Shërbim federal i sigurisë njoftoi se demonstratat ishin “tubime të paligjshme”, duke thënë se disa prej anëtarëve të saj u lënduan.

Përplasjet midis protestuesve dhe policisë nxisin më tej tensionet politike në të gjithë Shtetet e Bashkuara të shkaktuara nga vendimet e diskutueshme të presidentit amerikan për të përfshirë forcat federale të sigurisë në rrugët e qyteteve amerikane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat