Shefi i “Pfizer” u përgjigjet skeptikëve të vaksinës anti-COVID: Unë do ta merrja që sot

Bota

Shefi i “Pfizer” u përgjigjet skeptikëve të vaksinës anti-COVID: Unë do ta merrja që sot

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 11:57
Ben Osborn

Drejtori ekzekutiv i kompanisë “Pfizer” në Britaninë e Madhe, Ben Osborn është i gatshëm që ta marrë që sot vaksinën kundër COVID-19, të prodhuar nga kjo kompani.

Osborn tha se është aq i sigurt në vaksinën kundër koronavirusit sa që është i gatshëm ta marrë që sot, ndërsa tha se shpreson që edhe nëna e tij ta bëjë të njëjtën gjë sa më shpejt të jetë e mundur.

“Unë do ta merrja vaksinën me dëshirë, që sot. Shpresoj që edhe nëna e ime, e cila bën pjesë në grupet e rrezikuara, ta marrë sa më parë. Nuk do të hezitoja t’ia rekomandoja familjes sime menjëherë sapo të jetë radha e tyre”, tha Osborn, duke iu përgjigjur dyshimeve që janë ngritur mbi vaksinën kundër koronavirusit.

“Jam zhgënjyer kur kam parë numrin e madh të komenteve kundër vaksinës në mediat sociale të cilat thjesht nuk janë të sakta, janë gënjeshtra”, tha ai.

Ai reagoi edhe ndaj kritikëve për miratimin e shpejtë të vaksinës në Britaninë e Madhe.

“U zhgënjeva edhe pse nuk u habita me reagimet, por kjo çështje nuk duhet të politizohet. Ne kemi filluar ta përziejmë politikën me shkencën. Është njësoj si ta bësh bashkë vajin me ujin. Nuk është një përzierje e mirë për mua”, tha Osborn.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat