Studiuesi britaniko-iranian dënohet me nëntë vjet burg në Iran

Bota

Studiuesi britaniko-iranian dënohet me nëntë vjet burg në Iran

Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 22:59
Kameel Ahmady

Një gjykatë në Iran ka dhënë një dënim me nëntë vjet burg për antropologun britaniko-iranian, Kameel Ahmady, pasi e dënoi atë për kryerjen e punës kërkimore “subversive”, tha të dielën agjensia gjysmë-zyrtare e lajmeve, Tasnim.

Ahmady u gjobit gjithashtu 600 mijë euro – shuma që autoritetet iraniane thanë se mori për rrëzimin e qeverisë islamike të Iranit, citon reuters.

Nuk kishte asnjë koment zyrtar të menjëhershëm mbi dënimin, i cili u raportua gjithashtu nga agjenci të tjera iraniane të lajmeve dhe një grupe të të drejtave të njeriut, si dhe nga avokati i Ahmadyt, i cili tha se do të apelonte vendimin.

Ahmady, një Kurd etnik që kishte hulumtuar çështje të diskutueshme, të tilla, si martesa e fëmijëve dhe gjymtimi i organeve gjenitale të grave (FGM) në Iran, u arrestua në gusht 2019, por u la i lirë me kusht tre muaj më vonë, sipas grupeve të të drejtave të njeriut.

Avokati i Ahmadyt, Amir Raesian, tha se klienti i tij kishte marrë një dënim tetë vjet për “bashkëpunim me një qeveri armiqësore”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat