Shpërthen vullkani Kilauea në Hawai

Bota

Shpërthen vullkani Kilauea në Hawai

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 15:29
Foto

Vullkani Kilauea në ishullin e Hawait shpërtheu natën e së dielës, sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara, pasuar nga një tërmet që goditi krahun jugor të vullkanit.

Observatori i Vullkanit nw Hawai regjistroi një tërmet me magnitutw 4.4 të në jug të Vullkanit Kilauea në orwn 23:36 me kohën lokale.

Shpërthimi u raportua në kraterin Halemaumau të Vullkanit Kilauea,-tha Agjencia e Mbrojtjes Civile,  duke kërkuar që banorët të qëndrojnë brenda.

Shpërthimi filloi me çarje të shumta që hapeshin në muret e kraterit Halemaumau, tha USGS.

Një fotografi nga USGS tregoi majën e Kilauea të ndriçuar nga llava e nxehtë me një tufë avulli dhe gazi që shpërthen nga vullkani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat