Seuli po “ngrihet” në minus 19 gradë, lumi Han mbulohet nga akulli pas 30 viteve

Bota

Seuli po “ngrihet” në minus 19 gradë, lumi Han mbulohet nga akulli pas 30 viteve

Më: 12 janar 2021 Në ora: 10:57
Foto

Lumi Han që kalon përmes kryeqytetit të Koresë së Jugut, Seul, është ngrirë për herë të parë pas 30 viteve, pasi që ky vend ditëve të fundit është goditur në një stuhi e të ftohtit.

Instituti Hidrometeorologjik i Koresë së Jugut (KMA), ka njoftuar se është krijuar një shtresë akulli mbi lumin Han, pasi që temperaturat kanë rënë në minus 19 gradë Celsius.

Në Seul dhe qytete tjera të Koresë së Jugut, autoritetet kanë alarmuar qytetarët nga rreziqet e temperaturave të ulëta, rrugëve të ngrira dhe sasia e madhe e ujit nëpër lagje.

Pritet që vala e të ftohtit të mbretërojë në këtë vend deri në fund të javës, e ekipet emergjente janë në gjendje gatishmërie në rast se përkeqësohet situata. 
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat