Australia ka shënuar ditën e dhjetë pa asnjë rast të ri me koronavirus

Bota

Australia ka shënuar ditën e dhjetë pa asnjë rast të ri me koronavirus

Më: 27 janar 2021 Në ora: 09:00
Foto ilustrim

Australia ka shënuar ditën e dhjetë rresht pa asnjë rast të ri me koronavirus dhe kjo ka bërë që shteti të lehtësojë masat anti-Covid.

Ministri i Shëndetësisë Greg Hunt bëri të ditur përmes një postimi në Twitter se suksesi i vendit në këtë drejtim vjen në kohën kur në nivel global rastet kanë kaluar 100-milionëshin.

Ndërkohë që deri më tani në të gjithë botën kanë vdekur më shumë se 2 milionë njerëz, shkruan Reuters të mërkurën.

Australia ka shënuar 22 mijë raste të prekjes me Covid-19, të cilat kanë shkaktuar vdekjen e 909 njerëzve që nga fillimi i pandemisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat