Kleriku iranian pretendon se vaksina kundër COVID-19 ‘i kthen njerëzit në homoseksualë’

Bota

Kleriku iranian pretendon se vaksina kundër COVID-19 ‘i kthen njerëzit në homoseksualë’

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 10:34
 Ajatullah Abas Tabrizian

Një klerik në regjimin iranian u tha ndjekësve të tij se vaksinimi kundër COVID-19 i kthen njerëzit në “homoseksualë” – gjë që dënohet me vdekje në Iran.

Sipas mediave të huaja, Ajatullah Abas Tabrizian bëri pretendimet të martën në platformën e mediave sociale Telegram, sipas Jerusalem Post.

“Mos iu afroni atyre që kanë marrë vaksinën kundër COVID-19”, u shkroi islamiku radikal gati 210,000 ndjekësve të tij. “Ata janë bërë homoseksualë”.

Tabrizian, i cili jeton në kryeqytetin fetar të Qom dhe pasuesit e të cilit i referohen atij si ajatollah, ka një histori të promovimit të fanatizmit dhe informacioneve të rreme rreth mjekësisë perëndimore.

Vitin e kaluar, totalitari dogji “Manualin e Mjekësisë të Harrisonit” në një ceremoni të regjistruar në video, duke pretenduar se “ilaçi islamik” i kishte bërë librat e tillë “të parëndësishëm”, sipas Radio Farda, një shërbim transmetimi i Radio Evropa e Lirë/Radio Liria.

“Ashtu si klerikët e tjerë në regjim, edhe Tabrizian lidh të gjitha mungesat [mangësitë] me seksualitetin”, thotë disidentja iraniane Sheina Vojoudi për Jerusalem Post.

“Klerikët në Iran vuajnë nga mungesa e njohurive. Në të vërtetë, qëllimi i tij për të përhapur marrëzira është të përpiqet të trembë njerëzit [nga] vaksina, ndërsa udhëheqësi i regjimit dhe zyrtarë të tjerë morën vaksinën e Pfizer, dhe ata nuk ua sigurojnë njerëzve me arsyetimin se ata nuk i besojnë Perëndimit”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat