Banka Botërore: Po punojmë për standardizimin e kontratave të prokurimit për vaksinat anti-Covid

Bota

Banka Botërore: Po punojmë për standardizimin e kontratave të prokurimit për vaksinat anti-Covid

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 08:09
Foto ilustrim

Banka Botërore është duke punuar për standardizimin e marrëveshjeve të vaksinave Covid-19 që vendet nënshkruajnë me prodhuesit dhe u bën thirrje kompanive farmaceutike të jenë më të hapura ndaj pyetjeve se cilat vende po i furnizojnë me vaksina.

Presidenti i Bankës Botërore David Malpass i tha Reuters se janë duke punuar që më shumë vaksina të shpërndaheshin në vendet e varfra, duke vënë në dukje se administrata kishte miratuar 1.6 miliard dollarë për vaksinat në 12 vende, përfshirë Filipinet, Bangladeshin, Tunizinë dhe Etiopinë, deri në fund të marsit.

Pas kësaj, një tjetër program me vlerë 12 miliardë dollarë do të mbulojë 30 vende të tjera.

Përveç ndihmës për të varfrit në blerjen e vaksinave, Banka Botërore po punon për standardizimin e marrëveshjeve midis vendeve dhe prodhuesve.

Filiali privat i bankës, Korporata Ndërkombëtare e Financave, do të investojë 4 miliardë dollarë në zgjerimin e objekteve ekzistuese ose ndërtimin e vaksinave të reja, duke përfshirë vendet në zhvillim, por nevojiten më shumë informacione se cilat vende synon prodhimi aktual.

Fondet e Bankës Botërore mund të përdoren për të zgjeruar impiantet në vendet e zhvilluara, nëse prodhimi është i destinuar për vendet në zhvillim, shpjegoi Malpass.

Ai mirëpriti premtimin e grupit të shtatë vendeve më të pasura në botë për të rritur bashkëpunimin në luftimin e pandemisë dhe shprehu shpresën që shpërndarjet e vaksinave tek të varfërit do të përshpejtohen.

Sipas botimit të fundit të Our World in Data, Izraeli po udhëheq luftën kundër Covid-19. 

Në këtë shtet, në çdo 100 persona, 82 janë të vaksinuar, ndërsa India dhe Bangladeshi kanë vaksinuar më pak se 1 në 100 persona. 

Shumë vende afrikane nuk kanë filluar ende vaksinimin e popullatave të tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat